Ditët e fundit është folur pa fund për të ardhmen e Andres Iniestës, i cili ka zyrtarizuar largimin nga Barcelona, por jo nga futbolli.
Mesfushori legjendar ka lënë të kuptohet se kërkon të luajë në një kampionat jo aq të fortë sa ai spanjoll dhe do të shkojë më shumë gjasa në Azi, por ende nuk dihet ku.
Pista kineze për momentin është ftohur ndërsa ka ditë që flitet për Visel Koben, klub japonez ku luan edhe Lukas Podolski. Kobe ka të njëjtin sponsor si Barcelona, Rakuten, ndërsa flitet për një ofertë prej 25 milionë eurosh në sezon për Iniestën.
Megjithatë, një nga drejtuesit e lartë të Visel Kobes ka mohuar prerë këto lajme: “Nuk kemi pasur asnjë bisedë me Iniestën. Është absurde të mendosh që Kobe të paguajë 25 milionë për një futbollist, janë shifra të pamundura për një klub si i yni, përtej vlerës së lojtarit, që do ishte me i madhi i kampionatit japonez”.