Iniesta konfirmon: Asnjë marrëveshje me Barcelonën

Andres Iniesta dhe Barcelona, gjithnjë e më larg. Mesfushori me shumë gjasa do të largohet verën e ardhshme, pasi krisja me klubin është gjithnjë e më e dukshme.

Presidenti Bartomeu ditët e fundit deklaroi se është arritur marrëveshja me mesfushorin, por vetë Iniesta mohon prerë.

“Jo, nuk kam arritur marrëveshje me Barcelonën për rinovim”, u shpreh Iniesta për AS, deklaratë që hap një çështje të re te Barça, në një moment mjaft delikat, kur është larguar Nejmar dhe atmosfera në klub është shumë e zymtë.

Ndoshta Iniesta kërkon rritje page, ose ndoshta klubi nuk dëshiron ta mbajë më, por largimi tij do të ishte një goditje e rëndë për imazhin e klubit dhe prestigjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *