Inferiore ndaj askujt, Tirana barazon edhe miqësoren e fundit turke

Tirana luajti sot miqësoren e fundit në Antalia, ku u ndesh me Çerno More të Bullgarisë, skuadër që mban vendin e shtatë në kampionatin bullgar. Mjafton kaq për ta quajtur një rezultat mjaft pozitiv për Tiranën, sepse nuk duhet të harrojmë që është një ekip I kategorisë së dytë shqiptarë, përtej emrit të madh.

Trajneri Ze Maria hodhi në fushë një formacion të ngjashëm me atë të ndeshjeve të shkuara, duke pasur tashmë një skuadër të konsoliduar, që do të fuqizohet së tepërmi edhe me dy afrikanët e sapoardhur në Tiranë, Mohamed dhe Muguna, të cilët janë bashkuar me bardheblutë në Turqi ditët e fundit dhe luajtën disa minuta edhe sot, duke debutuar me fanellën e re.

Ishte një ndeshje e qetë ajo kundër Çerno Mores, pa shumë raste për shënim dhe në ekuilibër, ku dukej qartë që ishte një sfidë miqësore, ku asnjëra palë nuk dëshironte të sforcohej së tepërmi për të fituar. Asnjë humbje në tre miqësore, me rivalë të rëndësishëm, nuk janë pak për Tiranën, edhe pse nuk fitoi asnjërën prej tre miqësoreve turke.

TIRANA – Lika, Doka, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Mauexhe, Karabeci, Daja, Greca, Sentamu, Ngoo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *