Afrikani i Flamurtarit shënon supergol, Liria e Prizrenit mund Burrelin

0

Liria e Prizrenit vijon përgatitjet në Shqipëri dhe sot ka luajtur miqësoren e radhës, duke u ndeshur me Burrelin në Pezë-Helmës.

Nga një krah, Bledi Shkëmbi vijon të konsolidojë skuadrën për pjesën e dytë të sezonit, ndërsa nga ana tjeëtr një tjerr ish-futbollist me emër si Julian Ahmataj po mundohet të rindërtojë Burrelin, që këtë janar ka pësuar ndryshime të mëdha, në stol e skuadër.

Pjesa e parë përfundoi 1-1 dhe të dyja skuadrat luajtën me formacionet titullare. Për Burrelin shënoi mesfushori Donald Mëllugja, i kthyer në shtëpi pas një periudhe të shkurtër tek Iliria, ndërsa për Lirinë shënoi Ibrahima Tungara. Talenti malian i Flamurtarit shënoi një supergol, me një aksion fantastik, duke marrë duartrokitjet e pak personave të pranishëm që ishin në Pezë-Helmës. Duket se sulmuesi ka qenë një goditje e zgjuar e Lirisë, me trajnerin Bledi Shkëmbi që ka shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që ka me Shpëtim Duron dhe gjithashtu bëhet fjalë për dy klube miq, ndaj huazimi i talentit afrikan u arrit shpejt.

Ndërkaq, në pjesën e dytë u kryen shumë ndërrime dhe Liria shënoi edhe dy gola të tjerë me Mustafa dhe Likaj, në një ndeshje që e fitoi me meritë, por edhe Burreli tregoi se është në rrugën e duhur, sepse luajti mjaft mirë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.