Ndeshja e parë ishte thjesht një aksident rruge, ose ndoshta kursim energjish për Lacion, që në Romë i ka dhënë një leksion Steauas së Bukureshtit, duke e shkatërruar me rezultatin e thellë 5-1 dhe më një “manita” që mban firmën e Imobiles, autor i tripletës.
Një praktikë e mbyllur për djemtë e Inzagit në vetëm një pjesë pasi rezultati shënoi 3-0 me golat e Bastos dhe dy herë Imobile, ndërsa Anderson realizoi pas pushimit, teksa po ai mbylli gjithçka me vulën e 5-0 (tripletë personale). Për miqtë, një gol nderi nga Gnohere, thjesht për statistika…