Ilira po vijon merkaton dhe drejtuesit po kujdesen që ta kompletojnë skuadrën në të gjitha repartet. Së fundmi mësohet se është arritur marrëveshja me dy futbollistë.
Kledjan Demiraj dhe Jurgen Kulli mund të konsiderohen pjesë e skuadrës nga Fushë-Kruja. Kulli është një emër i njohur në Kategorinë e Parë, pasi është aktivizuar në shumë skuadre, duke nisur që nga Besëlidhja, Dinamo, Tërbuni, Lushnja dhe së fundmi tek Shënkolli. 26-vjeçari pritet që ta rrisë cilësinë në repartin e avancuar.
Demiraj në anën tjetër është një futbollist i cili aktivohet si mesfushor qendre. 18-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Partizanit dhe tani duket se kërkon një aventurë të re.