Në fushë Tirana fitoi me lehtësi, por pas ndeshjes nuk dihet kush ka fituar, sepse në qendër të Fushë-Krujës ka nisur një sherr masiv mes tifozëve.
Ata të Ilirisë, ndoshta për bindje, ose ndoshta për të ngacmuar kundërshtarët, gjatë ndeshjes lëshuan shpesh kore kundër Tiranës dhe pro Partizanit, ndaj kjo ka bërë që tensioni të akumulohet dhe në fund të lahen hesapet.
Tifozët e Tiranës kanë qëndruar gjatë në stadium, pasi policia kërkonte të evitonte trazirat, por sërish ishte e pamundur.
Kaos total për disa minuta, nuk dihet kush e ka nisur i pari, por edhe kalimtarë të rastit kanë mbetur viktima të incidentit të shëmtuar.