Iliria përgatit Tiranën, Sala: Fitojmë me tifozë

Te Iliria kanë vijuar edhe dje të përgatiten për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës, takim i cili po pritet me mjaft interes nga tifozeria vendase. Nga ana tjetër, stafi teknik po punon prej dy javësh me futbollistët për këtë ndeshje. Tifozeria e Ilirisë pritet që të jetë e shumtë në ndeshjen e fundjavës, aq më tepër që luhet përballë Tiranës, një skuadre me traditë. Madje, dihet që Fushë-Kruja është edhe një “vatër” ku ka shumë dashamirës të Partizanit, ndaj edhe ata do të jenë shumë më të motivuar se në takimet e tjera për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

SALA – Trajneri Fatmir Sala, e shikon si një ndeshje mjaft të fortë, ndërsa deklaron se po e përgatit skuadrën për të mos dalë pa pikë nga ky takim: “Të them të drejtën, kjo është një ndeshje mjaft e vështirë, megjithatë ka edhe të mirat e veta, pasi shumë nga lojtarët duke qenë se vjen Tirana motivohen dyfish. Unë dhe stafi, kemi punuar prej disa ditësh me futbollistët, dhe kam besim te forca e tyre, pasi ka edhe lojtarë me mjaft eksperiencë që mund të na nxjerrin me pikë nga ky takim. Grupi i lojtarëve është i plotë, luajmë në fushën tonë, kemi mbështetje nga tifozeria e cila na ndihmon shumë në këtë ndeshje, dhe duke pasur këto në favor, shpresojmë te një rezultat pozitiv, e them pozitiv, pasi të ndash pikët me Tiranën nuk është se është shumë keq, edhe pse ne do të synojmë vetëm fitoren” , – deklaroi Sala për gazetën.

Bujar Balliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online