Ilir Daja refuzon të presë për të dalë në intervistë, largohet pas ndeshjes me Tiranën

Tirana dhe Dinamo janë përballur në ditën e sotme, teksa në fundin e takimit ekipet kanë ndarë pikët në barazimin pa gola, 0-0. Në të njëjtin orar ishin tre ndeshje të Superiores dhe për këtë arsye në “RTSH Sport” ka pasur më shumë lidhje me trajnerë dhe futbollistët e ndeshjes, nga zakonisht kur ka më pak ndeshje që zhvillohen në të njëjtin orar. Pas ndeshjes, është mësuar se Ilir Daja nuk ka dalë në intervistën e zakonshme për median në fjalë pasi ka refuzuar të pres aq gjatë për shkak të lodhjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/