Ilir Daja i ka falur ëndrrën e madhe Suharekës. Ky qytet i vogël mban krenarinë e Kosovës dhe ndodhet vetëm një hap larg grupeve të Conference League. Fjala e fundit do të thuhet kundër Shkupit në fazën e Play Off.
Megjithatë duhet theksuar se Daja po mban ndezur këtë dëshirë të madhe, me punëtorët e Komunës së Suharekës që kanë veshur fanellën e Ballkanit për të treguar mbështetjen e tyre. /Sport Ekspres/