Ilir Daja po korr rezultate fantastike te Ballkani. Trajneri shqiptar arriti që ta kalonte në fazën e grupeve të Conference League dhe mundi Sivasporin në transfertë. Ndërkohë një lëvizje e fundit ka ardhur te kampionët e Kosovës.
Faqja e Ballkanit ka zyrtarizuar afrimin e Glen Dajës në rolin e ndihmës trajnerit të skuadrës, djalit të Ilir Dajës. Një lëvizje kjo që ngjason edhe me Ançelotin te Reali i Madridit, që si ndihmës kryesor ka djalin e tij, Davide Ançeloti. /Sport Ekspres/