Analiza e përgatitur nga Oltijon Kërnaja
Tirana u shpall matematikisht kampion javën që kaloj! Shumë lëvdata u thurën me të drejtë për president Halilin, po ashtu edhe Egbo mori lëvdatat dhe meritat e tij! Te gjithë thanë se Tirana ka super lojtarë si Muçi, Kale e Ngo, por asnjë fjalë e thënë për Arbi Laçin. Drejtori sportiv i Tiranës ka bërë një punë më shumë sesa të mrekullueshme.
Një plan afatgjatë duke filluar që nga sezoni i mbrapsht 2016-2017, ku Tirana për shumë arsye ra nga kategoria, por fitoi Kupën e Republikës së Shqipërisë! Edhe pse ra nga kategoria, filozofia ishte e njëjtë!
Ruajtja e grupit dhe zbulimi i talenteve ku Tirana ishte i vetmi ekip ne Kategorinë e Parë që bënte shitje ne ligat europiane, teksa shiti lojtarë si Merverill Ndockut. Pavarësisht rënies, bardheblutë arritën që të mbanin bazën e grupit. Drejtori Laçi ka menaxhuar më së miri situatën me futbollistë si Ngo, Hoxhallari, Lika, Doka dhe Muça, duke sjellë edhe rikthimin e menjëhershëm në elitë.
Për të kaluar te sezoni i 2019-2020, atje ku si dhuratë për 100 vjetor vjen trofeu i Superiores dhe kërkohet Kupa ndaj Teutës. Me ide të qarta dhe duke kthyer vëmendjen në brezin e ri, te Tirana i takojnë meritat edhe Arbi Laçit, drejtorit që ka punuar shumë dhe folur pak.
Në verën e sezonit 2019-2020 afroi lojtarë si Cale, Torasa, Dunga, Vangjeli nga merkato, lojtarë që njihnin superligën shqiptare, por nuk la pas dore as akademinë, ndryshe nga vitet e fundit, Tirana afroi pranë ekipit të parë lojtarë nga ekipet zinxhire, si Muçi, Celhaka, Ismajlgeci, etj. Synimi ishte i qartë, titulli kampion dhe zbulimi i talenteve, gjë të cilën e arriti me vendosmëri dhe përkushtim!
Tirana arriti të shkrinte brezat dhe ta shihte veten si kampione për 100 vjetor, por nga ana tjetër duke menduar edhe për të ardhmen. Tashmë radhën e ka Stafa dhe Beshiraj nga akademia dhe blerjet surprizë që do të vijnë nga Europa. Shitje e lojtarëve të akademisë dhe marrja e futbollistëve të dalë si në rastin e Ngos nga akademia e Liverpulit dhe e Avdijaj së fundmi nga Werder Bremen, pra që janë formuar në shkollat më të njohura. Arbi Laçi, ky është ilaçi bardheblu. /Sport Ekspres/