Theofilus Solomon është arrestuar nga Policia e Tiranës pas sherrit me bashkëjetuesen e tij. Denoncimi i ardhur ka vendosur në pranga futbollistin e Partizanit që është nën masën e arrestit për dhunë fizike dhe psikologjike.
Vetëm pak kohë më parë Solomon ka ndërprerë marrëveshjen me të kuqtë, për të shkuar te Qadisia në Kuvajt. Megjithatë për shkakun e situatës me pandeminë nuk ishte e mundur lëvizja në destinacionin e ri, duke qëndruar në Tiranë për t’u stërvitur sërish me Partizanin, për të mbajtur formën. /Sport Ekspres/