Iku në Turqi për të mos humbur Kombëtaren dhe refuzoi Superioren, Bekim Balaj mbetet pa fanellën kuqezi

Vetëm në moshën 31-vjeçare, por duket se koha e Bekim Balajt me Kombëtaren Shqiptare ka përfunduar. Sulmuesi ka humbur dukshëm nga forma e tij e dikurshme, ndërsa nga ana tjetër, konkurrenca është shtuar në këtë fazë më shumë se kurrë më parë.

Lojtari kishte ofertë konkrete nga ekipe të Superiores në këto kohë të fundit, por zgjodhi që të largohej te Boluspori drejt Turqisë. Asnjë problem financiar, por vetëm për faktin se kërkonte të mos humbiste Kombëtaren, duke parë rastin e Odise Roshit.

Megjithatë “raketa” mbetet në fluturim, por “Bekimi” nuk jep më efekt. Në këto dy ndeshje të marsit, Balaj nuk është thirrur nga Reja që preferoi të shoh më nga afër një lojtar si Vrioni që na shërben për të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online