Ikën nga Shqipëria me një dhuratë të veçantë, Jose Mourinho merr me vete fanellën e Dinamos

Dinamo e ka zyrtarizuar fanellën me logon e re. Tashmë ekipi kryeqytetas do të quhet Dinamo City, ndërsa u lidh edhe bashkëpunimi me Manchester City. Trajneri Luigi Di Biagio ka prezantuar zyrtarisht edhe fanellat e reja.

Të parën ia ka dhuruar Jose Mourinhos. Në ndeshjen kundër Partizanit, Di Biagio ka përfituar për të takuar Mourinhon, ku i ka dhënë edhe fanellën e ekipit. Ndërkohë ndeshja e parë për Dinamon në Superiore që këtë herë pritet me kaq shumë kuriozitet, do të luhet kundër Tiranës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *