Ikën Gatuzo dhe në stol vjen Edi Reja, në Itali hedhin hipotezën e fundit për trajnerin e Kombëtares

Xhenaro Gatuzo nuk po bind drejtuesit e Napolit me paraqitjet e bëra këtë sezon. Skuadra vijon të ketë luhatje dhe kjo mund t’i kushtojë pankinën trajnerit italian. Presidenti De Laurentis po mendon që tani për pasardhësin e ish-lojtarit të Milanit dhe sipas “dailynews24.it” i vetmi që mund të shpëtojë të kaltrit në këtë gjendje është Edi Reja.

Në Itali hedhin hipotezën e fundit për trajnerin e Kombëtares shqiptare, teksa raportohet se 75-vjeçari është i gatshëm të drejtojë Napolin deri në fund të këtoj sezoni, por njëkohësisht të mbajë edhe postin e kreut të pankinës te kuqezinjtë. Reja ka një lidhje të veçantë me skuadrën italiane, të cilën e ka drejtuar për vite me radhë duke e sjellë edhe në Serie A, por drejtimi i dy ekipeve njëkohësisht duket një sfidë e vërtetë për trajnerin 75-vjeçar dhe duket e vështirë të realizohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *