Marko Materaci është kampion bote dhe fitues i Champions League, çka flasin për karrierën që ka pasur si futbollist. Interistët e duan, ishte nga ata që luftonte shumë. Sigurisht faullet e tij kanë acaruar shumë të tjerë. Së fundmi italiani ka vizituar Shqipërisë në një aktivitet të Heineken dhe ka folur për Champins-in, kombëtarën shqiptare dhe Zinedin Zidan.
CHAMPIONS LEAGUE – “Si tifoz interist që jam, nuk më vjen keq për eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampioneve. Megjithatë mund të them që ndoshta mund ta fitojnë një ditë. Gjithsesi nuk bëj tifo për Juventusin, sepse jam tifoz i Interit. Barcelona mendoj që ka shanse ta fitoje Ligën e Kampioneve, sepse ka një skuadër të fortë. Megjithatë, nuk do jetë e lehte të kalojë Liverpulin, në një gjysmëfinale mjaft të fortë dhe interesante”.
REJA DHE KOMBËTARJA – “Shqipëria ka marrë një trajner kompetent si Edi Reja, i cili ka punuar shumë mirë te Napoli dhe te Lazio. Është një prej teknikëve të gardës së vjetër, por që e njeh mirë punën e tij. Keni një kombëtare cilësore, edhe pse ne dy vitet e fundit ka pasur rënie pas pjesëmarrjes në Europian. Megjithatë, keni lojtarë cilësorë që aktivizohen në liga të rëndësishme, madje edhe në Itali”.
ZIDAN DHE IKARDI – Të gjithë e mbajnë mend finalen e Kupës së Botës dhe goditjen me kokë që Zinedin Zidan bëri ndaj Materacit. Në aktivitetin e sotëm italiani është ngacmuar sërish për atë episod. “Çfarë biri është Zidan? I imi jo! Unë kam tre fëmijët e mi”, u shpreh ish-mbrojtësi i Interit, i cili komentoi edhe problemet e Ikardit me zikaltrit. “Inter-Ikardi? Tani po luan. Duhen dy veta për t’u zënë dhe për t’u pajtuar”.