Ikardi vendos për të ardhmen, marrin fund dilemat

Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, ka vendosur për të ardhmen e tij me klubin e Interit. Argjentinasi nuk do të largohet nga ekipi, pavarësisht se pas vetes kishte ekipe të rëndësishme si Juventusi dhe Real Madridi. 25-vjeçari është një lider te skuadra e Interit, prandaj nuk e ka menduar largimin.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram. Ai hodhi foto nga dita e prezantimit të tij të parë me Interin më datë 9 korrik 2013 dhe shkruajti “vazhdon” në anglisht. Kaq mjaftoi për të hedhur poshtë zërat e merkatos. Sulmuesi i është bashkuar skuadrës në përgatitjet e parafillimit të sezonit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *