Sulmuesi i Interit pritet të kalojë vizitat mjekësore në Madrid më 26 dhjetor. Do të firmosë për 92 milionë euro. Do të përfitojë 9 milionë euro neto në sezon
Reali i Madridit duket i fiksuar pas sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi. “Los blancos” janë gati të bëjnë gjithçka për ta vënë sulmuesin argjentinas nën urdhrat e trajnerit Zinedin Zidan që në janar. Presidenti Perez me sa duket nuk ka kohë të presë deri në qershor kur të nisë merkato e verës. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, gjithçka është gati dhe Perez ka marrë miratimin e Ikardit për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.
Ndonëse Ikardi publikisht ka deklaruar se nuk mendon Realin, pasi është i lumtur te Interi, thellë-thellë është i vetëdijshëm se një skuadër si Reali nuk mund të refuzohet aq lehtë. Në Madrid e dinë fare mirë një gjë të tillë dhe sipas medieve spanjolle, Mauro Ikardi pritet të mbërrijë në Madrid më 26 dhjetor për të kaluar vizitat mjekësore përpara se të firmosë për gjigantët spanjollë.
Reali i Madridit është vënë në kërkim të një sulmuesi pasi lejoi largimin e Alvaro Moratës te Çelsi në merkaton e verës që lamë pas. Në Madrid janë përmendur disa emra dhe natyrisht që Ikardi qëndron në krye të listës së presidentit Perez. Edhe trajneri Zinedin Zidan ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje. Ndërkaq, një tjetër emër i pëfoplur është dhe ai i Lajpcigut, Timo verner. Mirëpo Zidan do të ketyë sulmuesin që kryeson listën e dëshirave të tij, Mauro Ikardin.
“Diario Gol” ka njoftuar se Ikardi do të kalojë vizitat mjekësore për Krishtlindje dhe më pas do të firmosë për klubin kampion të Spanjës. I njëjtin portal ka dhënë dhe shifrat e opracionit. Mauro Ikardi pritet t’i kushjtojë rreth 92 milionë euro Realit të madridit, nga të cilat 80 milionë euro do të paguhen drejtpërdrejt dhe 12 milionë të tjerë do të paguhen në varësi të paraqitjes që do të bëjë argjentinasi me “los blancos”.
Edhe vetë Ikardi do të bëhet pa dyshim një nga lojtarët më të paguar në qarkullim, teksa tek Reali parashikohet të ketë një pagë neto 9 milionë euro si dhe 30% të fitimeve nga e drejta e imazhit të tij.
Kontakte dhe me Hazard – Sakaq, Mauro Ikardi mund të mos jetë blerja e vetme e Realit në merkato. Një tjetër emër shumë i përfolur në Madrid është ai i sulmuesi ttë Çelsit, Eden Hazard. Belgu është një nga lojtarët e preferuar të Zinedin Zidanit, teksa dhe vetë Hazard është shumë i lidhur me trajnerin Zidedin Zidan që ka qenë idhulli i tij kur luante futboll. “Daily Mail” ka bërë me dije se Florentino Perez dhe Zinedin Zidan kanë biseduar mes tyre dhe kanë rënë dakord që të vihen në lëvizje për belgun. Për këtë ata kanë vendosur dhe kontaktet e para me yllin e Çelsit për të parë mundësinë e firmës me të.