Trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli, dje është takuar me Maurito Ikardin në Milano, pasi kishte bërë kështu edhe me Higuain dhe Dibala. Në “menu”, sigurisht, Botërori në Rusi dhe mundësia për tamarrë në ekspeditën argjentinase… Sipas “Sky”, Ikardi është informuar se do të jetë në 35 të ftuarit e përpara listës përfundimtare dhe gjithçka do të varet nga Aguero, sepse nëse sulmuesi i Sitit nuk do t’ia dilte të rikuperonte, atëherë gati do të ishte numri “9” dhe kapiteni i Interit.