Ikardi magjik, Interi merr kreun e Serisë A

Ikardi dy herë dhe Brozoviç i japin fitoren e radhës zikaltërve që parakalojnë Napolin në krye të kampionatit italian

Interi është i pari! Zikaltërit kanë kaluar me sukses transfertën në kaluari, duke fituar 2-0 dhe kanë marrë përkohësisht kryesimin e Serisë A në pritje të ndeshjes së Napolit sot pasdite në Udine. Skuadra e Spaletit ka treguar dhe njëherë se këtë sezon e ka marrë seriozisht dhe është sjellë si një “big” edhe në ishull. Interi ka ditur të vuajë presionin e sardëve në fillimin e ndeshjes dhe më pas ka goditur në momentin e duhur.

 

Fillimi ka qenë i gjithi për vendasit, që kanë vënë nën presion Interin. Rastet më të pastra për vendasit kanë ardhur në minutat 16 dhe 18, kur Handanoviç ka bërë dy herë mrekullinë përballë Pavoletit. Interi vuan, por është cinik përpara. Zikaltërit kalojnë në epërsi në të vetmen zbritje në 45 minutat e para. Perisiç shërben për Ikardin dhe kapiteni nuk fal (29’). Goli i Interit turbullon Kaljarin që nuk arrin të organizohet dhe pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Interit, që ka vuajtur fillimisht presionin e Kaljarit, por më pas ka goditur në momentin e duhur.

Në pjesën e dytë Interi e nis menjëherë me gol. Spaleti vendos të largojë Vesinon dhe në vend të tij Brozoviç. Kroatit i mjaftojnë dy minuta në fushë për të dyfishuar shifrat. Gjithçka duket e mbyllur. Por jo tamam. Sepse Kaljari kthehet në lojë me Pavoletin që më në fund fiton duelin personal me Handanoviçin (71’). Kaljari beson tek përmbysja dhe shton presionin, duke iu afruar golit. Por ai që shënon është Interi. Kapiteni Ikardi, shtatë minuta nga fundi i ndeshjes shënon golin e tretë për Interin dhe të dytin personal, duke i dhënë fund shpresave të Kaljarit për një pikë dhe vënë kapakun ndeshjes. Në pritje të Napolit, Interi është i pari!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online