Ikardi e Perisiç, Batman dhe Robin në shërbim të ekipit!

Në tetë golat e realizuar, kanë gisht argjentinasi dhe kroati: ose me asist, ose me golat e tyre

Në fillim Fiorentina, dje Spali. Vitin e shkuar ka ndodhur pesë herë, nga fitorja me Juventusin tea jo ndaj Krotones, Kievos dhe Kaljarit, duke kaluar te humbja 5-4 në Firence. Vitin më parë, tri indicje të tjera. Jemi duke folur për ndeshjet kur Ikardi dhe Perisiç shënojnë të dy. Bomberi dhe krahu i tij, Batman dhe Robim, të pashitshmit. Praktikisht, dy goditjet e Interit këtë verë nuk ishin blerjet, por fakti që qëndruan nga joshjet e merkatos si Ikardi, ashtu edhe Perisiç, që ishte pranë Mançester Junajtidit.

Shifrat – Në dy ndeshje nga tre kanë shënuar të dy dhe në të gjithë dhe tetë golat e Interit këtë sezon kanë gisht, mes realizimeve dhe asisteve. Të dy duken në rritje të vazhdueshme, të paktën sa i përket shifrave, në krahasim me të kaluarën. Ivan ka shënuar 3 gola në 6 asiste në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A, ndërsa Mauro është ai që realizon gjtihmonë (3 nga 3) dhe ka shtuar një tjetër viktimë në kampionat: i mungon vetëm Benevento, kundër të cilit ende ska luajtur. Perisiç pas 7 golave në Serinë A në vitin e tij të parë interist, në maj ka mbyllur me 11 dhe sot është ende 2. Golat e Mauritos, në të njëjtën periudhë, thonë 16, 24 dhe 5.

Në shërbim –  Por, nuk bëhet fjalë vetëm për numra, por edhe për estetikë dhe shpirt sacrifice. Tifozët e Interit largohen nën shi dhe në sytë e tyre goditjen në ajër me të majtën, Spaleti duhet të shënojë të dhënat e Dalbertit, me disa topa të kapur, por edhe mënyra për tu fshehur si mesfushor. Ikardi shënon një gol çdo 12 topa të prekur: edhe dje kanë shkuar shumë pak në krahun e tij, por e transformon njërin që do të sjellë penalltinë, ndërsa edhe dy herë të tjera arrin që ti xhirojë në kuadrat. Pastaj, lëvizje, sponda dhe vullnet. Batman dhe Robin në shërbim të kolektivit. Interi ka nevojë për superheronj: ata janë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online