“Ika vetë, nuk më hoqën“, Shkëmbi tregon për vizitën në dhomat e zhveshjes: Nuk shkova t’i zë vendin Devollit

Bledi Shkëmbi ishte i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv“, ku tregon për ndarjen me Dinamon. Ish-trajneri i nëndetëses ka shkuar në dhomat e zhveshjes së ekipit, e cila ka ngjallur kureshtje për faktin se Shkëmbi nuk është më pjesë e stafit të skuadrës. Megjithatë korçari bën me dije se gjithçka ka ndodhur me lejen e presidentit, ndërsa shton se ishte vendimi i tij për t’u larguar nga Dinamo.

“Unë futbollin edhe si futbollist e kam parë sport, asgjë më shumë, as lu.ftë. Gjithmonë kam qenë korrekt, me kundërshtarët, me të gjithë. Disa njerëz i shikojnë gjërat siç ndihen vetë, siç i mendojnë gjëra vetë vinë dhe i shprehin gjërat këtu. Kjo është gabim. Unë kam hyrë (në dhomat e zhveshjes) me lejen e presidentit, me dashamirësi. Unë atë ekip do ta shikoj gjithmonë me besim se do të bëjë më mirë. Unë kur ndahem nga njerëzit, ndahem gjithmonë mirë, korrekt, siç u ndava nga lojtarët dhe nga presidenti. Nuk shkova t‘i zë vendin Devollit, sepse unë ika. Ika vetë, nuk më hoqën”, ka deklaruar Bledi Shkëmbi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *