“Është i ndjeshëm”! Histori që duhet të jetë shembull nga ekipi i Gjimshiti, raporti i lojtarëve ukrainas dhe rus: Ka vetëm miqësi mes tyre

Lu.fta në Ukrainë ka qenë kryefjala e ditëve të fundit, teksa e gjithë bota po solidarizohet me ukrainasit në këtë moment të vështirë. në mënyrë aspak të mirë po përjetohet kjo situatë nga futbollisti i Atalantës, Malinovskyi. Këtë e pranon edhe shoku i tij i skuadrës, De Roon, i cili sjell edhe mesazhin më të bukur, faktin se miku që po i qendron më afër Malinovkyi-t është pikërisht një lojtar rus, Miranchuk.

“Malinovskyi është në telashe për shkak të asaj që po ndodh në vendin e tij. Ne përpiqemi ta ndihmojmë, por nuk është e lehtë. Miranchuk është një shok i shkëlqyeshëm. Ata flasin, ka vetëm një gjë mes tyre, miqësi e madhe. Lu.fta është e pashpjegueshme. Nuk e kuptoj se si mund të flasim për këtë përsëri në vitin 2022. Megjithatë, Ruslani reagoi shumë mirë”, ka thënë Martin De Roon.

Ndërkohë vetë CEO i Atalantës ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it pas ndeshjes me Sampdorian, ku ka folur për Aleksei Miranchuk-un, të cilin e cilëson si një djalë të turpshëm dhe të ndjeshëm, që po e përcjell me mjaft vëmendje situatën në Ukrainë.

“Miranchuk? Goli i tij është sigurisht domethënës, por nuk kam nevojë ta them. Ai është një djalë i ndjeshëm, i ëmbël dhe i turpshëm. Ai po e jeton këtë moment (lu.ftën në Ukrainë) me shumë veçanti”, është shprehur Umberto Marino./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online