“Ika nga Barcelona për hir të Kombëtares Shqiptare”! Rei Manaj pret ftesën e Xavi-t: Po më ndjekin te Spezia, kam dy oferta nga La Liga

Rei Manaj nuk ka numra dhe statistika të mira sa i përket golave të shënuara me Spezian, por fakti është se me të në fushë, ekipi italian ka marrë rezultatet më të mira. Sulmuesi po e ndihmon së tepërmi skuadrën edhe nëse nuk arrin që të gjejë dot rrjetën. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Manaj tregon se nuk e heq si mundësi thirrjen nga Xavi dhe vazhdimin me Barcelonën pas shkëlqimit në verën e shkuar.

“Të luash te Barça është ndryshe nga ajo që duhet të bësh për të luftuar për të mos zbritur në kategori këtu te Spezia. Në Barcelonë mendoja vetëm për të përfunduar aksionin në gol dhe këtu më duhej të përshtatesha me një mënyrë tjetër loje.

Në Spanjë është një futboll shumë më teknik, këtu janë shumë taktikë, shqetësohen për mbrojtjen. Në La Liga mendojnë më shumë për të sulmuar, këtu është e rëndësishme që të mos shënojnë gol kundërshtarët. Skuadrat që pësojnë më pak gola fitojnë kampionatin.

Nuk po shënoj shumë gola, por performanca është e mirë. Jam në një nivel të mirë loje. Më duhet një hap i vogël përpara për të plotësuar numrin e golave. Tani e rëndësishme është të mendosh më shumë për ekipin sesa për golat.

Në këtë merkato dimërore kam pasur oferta nga La Liga për t’u rikthyer, por tani mendoj vetëm për Spezian dhe për t’i bërë gjërat mirë. Më vonë gjatë verës do të ulem me përfaqësuesit e mi dhe me dy klubet do të studiojmë zgjidhjet që ekzistojnë dhe do të vendosim.

Koha te Barcelona? Skuadra kishte shumë sulmues dhe klubi më tha se nuk duhej të largohesha. Fola me Koeman-in, më tha se kishte një vend për mua, besim tek unë, por edhe se kishte shumë konkurrencë dhe me siguri do të kishte pak minuta.

Griezmann ishte aty në atë kohë dhe nëse largohej, do të sillnin dikë tjetër. Për mua ishte gjithashtu e rëndësishme të luaja, të dilja në qendër të skenës për të pasur Kombëtaren e Shqipërisë. Për këtë arsye u largova.

Pjestarë të Barcelonës kanë folur me agjentët e mi dhe kanë ardhur të më shohin live te Spezia, por nuk më kanë thënë asgjë. Xavi është një legjendë, duhet të jetë një nder të stërvitem me të dhe i uroj vetëm të përfundojë në një pozicion shumë të mirë”, tha Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *