Igli Tare tenton zbulimin e radhës, piketon mbrojtësin 24-vjeçar për prapavijën e Lacios

Igli Tare ka qenë një nga personat që ka marrë përgjegjësinë e rezultateve jo pozitive të këtij sezoni. Blerjet e Lacios në merkaton e verës nuk kanë justifikuar në fushën e lojës shumat e parave të shpenzuara dhe për këtë arsye drejtori sportiv shqiptar është kritikuar shpesh herë. Megjithatë Tare i ka lënë pas fjalët e thëna për të dhe ka nisur menjëherë punën për gjurmimin e talenteve të reja.

Drejtori sportiv i Lacios këtë herë ka vendosur ti besojë përsëri strategjisë së tij të hershme dhe të suksesshme. Në Itali zbulojnë se ai ka piketuar një mbrojtës 24-vjeçar për prapavijën e bardhekaltërve. Bëhet fjalë për Valentin Rosier, i cili është i huazuar në radhët e Beshiktashit, ndërsa kartonin e tij e zotëron Sportingu i Lisbonës. Francezi tentohet të jetë zbulimi i radhës nga Igli Tare, që po vëzhgon situatën dhe lojtarin për të nisur aksionin në merkaton e verës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online