Igli Tare në radarët kampionëve të rinj të Italisë, Napoli mendon t’i ofrojë rolin e drejtorit sportiv ish-sulmuesit shqiptar

Në muajt e verës pritet një merkato e rëndësishme jo vetëm në nivelin e lojtarëve, por edhe në rolet drejtuese të klubeve. Juventusit është në kërkim të një drejtori të ri sporiv, dhe Giuntoli është i parapëlqyeri i bardhezinjve. Te Napoli kanë nisur të përgatiten për një skenar të tillë dhe kanë përzgjedhur pasardhësin e tij.

Mediat italiane raportojnë se Igli Tare është në radarët e kampionëve të rinj të Serisë A. Ish-sulmuesi shqiptar ka bërë një punë të shkëlqyer në rolin e drejtorit sportiv te Lazio, ku me një buxhet të kufizuar, ka arritur të krijojë një grup të fortë që tashmë garon për një vend në Champions League. Igli Tare pëlqehet nga De Laurentis, që duket se është gati t’i ofrojë karrigen e drejtorit sportiv në Napoli.//Halit Delibashi-Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *