“Igli Tare më ka sjellë gjithmonë fat”! Di Biagio flet pas fitores me Laçin: Le të jetë kjo kthesa e madhe e Dinamos

Dinamo është rikthyer te fitorja pas shumë kohësh. Ekipi i Di Biaggios ka fituar edhe me fat kundër Laçit, teksa goli i Zabërgja vendosi takimin. Një episod në minutën e 12 vendosi fatin e ndeshjes. Në pjesën e dytë dominimi ishte i gjithi i Laçit. Për ta bërë më keq situatën mendoi Behiratce.

Në minutën e 63, Behiratce mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Ndeshja u kthye me një portë, por Dinamo diti të mbrohej dhe të vuante, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Në stadium ishte prezent edhe Igli Tare që e pa nga afër këtë takim. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Di Biagio: “Ishte një ndeshje e vuajtur, jam krenar për djemtë që dhanë gjithçka në fushë. Sot jemi futur me 11-she më ndryshe, në pjesën e parë ia dolëm me sukses, por në pjesën e dytë nuk u treguam aq të mirë, edhe për shkak të kartoni të kuq. Ndërrova disa role të lojtarëve edhe për shkak dëmtimesh, çdo 5 minuta ndodhte diçka. Shpresojmë se kjo do të jetë pika e kthesës për ne. Igli Tare në stadium? Është miku im, kam 20 vite që e njoh dhe më ka sjellë gjithmonë fat. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por morëm edhe një penallti kundër që për fat të mirë ishte në pozicion jashtë loje”.

Bejzade: “Ne krijojmë raste në shumë ndeshje, kjo është hera e parë që nuk shënojmë gol. Duke marrë parasysh edhe rastin e Soboëale, që më e vështirë ishte që ta dërgoje topin jashtë sesa ta shënoje gol, topi doli jashtë. Dinamo e meritoi fitoren, sot nuk u treguam agresiv. Këtë i thashë edhe djemëve në pushim të pjesës së parë, nuk po e kuptoja se kush ishte Laçi dhe kush Dinamo. Agresivitetin në duele ishte më shumë te Dinamo, nuk ishte prezente te ne. Ne kemi lojtarë me peshë, Ujka është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit tonë, pres shumë prej tij. Kur Ujka nuk është në ditën më të mirë, Laçi çalon shumë. Pastaj edhe nga Soboëale pres më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online