Idrizi takon Taren: Për merkaton e strukturat e klubit

Administratori i klubit vlonjat kërkon konsulencë nga drejtori sportiv i Lacios, por lëshon edhe batuta: Nga kati i 52-të ju urojmë suksese në jetë! 

Elton Nika

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është takuar dje në Turqi me drejtorin sportiv të Lacios, ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Igli Taren. Një takim miqësor, por që në fokus ka pasur edhe bisedat në lidhje me merkaton e dimrit, ku kreu i klubit vlonjat ka kërkuar edhe konsulencën e Tares. Ish-futbollisti i Kombëtares, mjaft i suksesshëm me Lacion aktualisht, duke marrë edhe çmimin e drejtorit më të mirë sportiv të vitit në Itali, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë sipas mundësive të tij klubet shqiptare dhe veçanërisht Flamurtarin, si vlonjat që është. Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka postuar në rrjetet sociale foto me Igli Taren, duke bërë edhe pak ironi në drejtim të FSHF-së, me të cilin gjatë gjithë kohës ka pasur polemika.

Idrizi ndodhet aktualisht në Turqi, ku ka mbërritur edhe ekipi i Flamurtarit për të zhvilluar fazën përgatitore. Vlonjatët kanë udhëtuar nga Rinasi në Stamboll dhe më pas drejt Antalias. Kreu i klubit vlonjat ka qëndruar në Stamboll për një takim edhe me Taren, me të cilin ka miqësi të hershme. “Me Igli Taren në Stamboll për merkaton, ndërtimin e strukturave të klubit të Flamurtarit dhe jo vetëm, – është shprehur Idrizi, duke konfirmuar se takimi nuk lidhet vetëm me Flamurtarin. – Nga kati i 52-të ju urojmë suksese në jetë”, – është batuta e Idrizit në foton e postuar ku shfaqet ai bashkë me Taren dhe të dy mbajnë shallin e Flamurtarit. Edhe vitet e shkuara Idrizi dhe Tare janë takuar jo pak herë bashkë. Ka një bashkëpunim mes tyre, ku ish-futbollisti i Kombëtares po ndihmon kreun e Flamurtarit për strukturat e klubit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online