Para ndeshjes Partizani-Flamurtari, për “Supersport” administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur në lidhje me situatën te Flamurtari, krizën, problemet dhe e ardhmja.
“Disa gjëra janë bërë mirë dhe të tjera mund të përmirësoheshin. Megjithatë, do të vazhdojmë të luajmë në mënyrën tonë. Flamurtari nuk ka probleme ekonomike dhe nuk janë ato që e pengojnë për arritjen e objektivave të tij. Janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në formën e Flamurtarit, duke filluar nga arbitrimi deri te gjendja e futbollistëve dhe mosmarrjen e përgjegjësive.
“Përgjigjësia duhet të merret nga i gjithë klubi. Ashtu si i marrim për lëvdatat, ashtu duhet të marrim edhe përgjegjësitë në dështim. Unë nuk jam marrë me merkaton e skuadrës, por vetëm me pjesën financuese. Ky Flamurtar është më i miri i kohës time, megjithëse e mira nuk ka fund. Megjithatë, dua të përsëris që rëndësi ka marrja e përgjegjësive”.