Ideja shokuese e UEFA-s do të ndryshojë Champions League përgjithmonë, ftesa speciale për ekipet e Arabisë Saudite dhe nuk ka më grupe me 4 ekipe

Rregullat e futbollit ndryshojnë nga viti në vit, formatet e garave janë vazhdimisht të ndryshme dhe duket se gjëja më e rëndësishme për drejtuesit e kësaj loje është fitimi, edhe nëse me vetëdije vrasin hijeshitë që vijnë me futbollin dhe kompeticionet kryesore të tij si Champions League.

Pasi një numër i madh i yjeve u larguan nga Evropa këtë verë dhe shkuan për të luajtur në Arabinë Saudite, UEFA është e vetëdijshme se interesi për Champions League mund të bjerë sepse disa yje të mëdhenj si Ronaldo, Benzema, Kante, Brozovi? do të mungojnë…

Është Ronaldo, i cili ka një gjysmë viti në Al Nassr, ai që ka ndikimin më të madh në vendimin ri e UEFA-s, pra idenë e saj për të futur “ftesa speciale”.  Siç raporton portali italian calciomercato.it, përfaqësuesit e UEFA-s po mendojnë seriozisht të fusin ftesa speciale për klubet jashtë Europës.

Kështu, disa klube saudite do të merrnin ftesa për të performuar në Champions League, në mënyrë që yjet më të mëdhenj që vendosën të shkojnë në Lindjen e Mesme të mund të admirohen ende drejtpërdrejt nga një audiencë evropiane.

Ideja e UEFA-s për të ftuar ekipet saudite lidhet me reformën e ardhshme të të gjithë kompeticionit. Nga viti 2024, formati i Champions League do të ndryshojë ndjeshëm, duke përfshirë rritjen e numrit të skuadrave nga 32 në 36. Kjo do t’i lejonte sauditët të hynin në tregun evropian.

Përveç kësaj, do të ndryshojë edhe vetë sistemi i luajtjes së ndeshjeve. Në vend të ndarjes së mëparshme në tetë grupe me katër skuadra, të gjitha klubet do të jenë në një grup prej 36 skuadrash dhe shorti do të vendosë se kush me kë luan. Tetë skuadrat më të mira në renditje do të kalojnë drejtpërdrejt në raundin e 16-të dhe 16 skuadrat e ardhshme do të garojnë në play-off për tetë vendet e mbetura në këtë fazë të garës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online