Ideja e pazakontë/ Duan automatikisht kualifikimin e Ukrainës në Botëror, ja propozimet e Polonisë për FIFA-n

Gjendja e lu.ftës në Ukrainë ka dhënë ndikimin e vetë edhe në futboll. Rusia është përjashtuar përkohësisht nga kompeticionet e UEFA-s dhe të FIFA-s vetëm pak ditë para se të luante ndeshjen e “play off“-it për në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar. Ndërkohë nga Polonia vjen ideja e pazakontë, teksa gazetari Roman Kolton i “Praëda Futbolu“ zbulon se Federata Polake do të paraqesë propozimet e saj në Kongresin e FIFA-s që do të mbahet më 31 mars.

PZPN do të kërkojë që Ukraina të kualifikohet automatikisht në Botëror, pa iu dashur kështu të kalojë kundërshtarët që do të ketë përballë në fazën “play off“. Ndërkohë nga ana tjetër polakë kërkojnë edhe përjashtim e Rusisë nga strukturat e FIFA-s. Gjithashtu një tjetër propozim është ai i krijimit të dy grupeve me nga 5 Kombëtare të cilat do të garojnë për të siguruar një nga 2 biletat të kualifikimit në Katar. Megjithatë këto ide do të jenë shumë të vështira të ndryshojnë fatet e këtyre “play off“-eve, pasi këto të fundit do të nisin që 24 mars, ndërsa Kongresi i FIFA-s zvillohet më 31 mars./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online