Ylli i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç duket se është përjetësuar në vendin e tij. Aktualisht, Ibrahimoviç, i cili është dhe golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së këtij vendi, ka një statujë në hyrje të stadiumit kombëtar. Por tashmë ai do të jetë pjesë e parasë suedeze, në këtë rast korona suedeze. Ai do të ketë fytyrën e tij në prerjen 1000 koronëshe, teksa ka prezantuar veten në një set fotografik.
Ish-sulmuesi i Mançester Junajtidit, PSG-së, Interit, Milanit, Juventusit, Barcelonës e Ajaksit është dukur i habitur nga ky nderim. Duhet thënë se prerja 1000 korona është prerja më e madhe në Suedi. Momentalisht Ibrahimoviç është pa ekip, pas mbylljes së kontratës me Mançester Junajtidin. Suedezi vuan nga një dëmtim në gju dhe pritet të kthehet në fusha në fundin e këtij viti ose fillimin e vitit të ardhshëm.