“Ibra, largohu pak se po më vjen dikush i rëndësishëm”! Suedezi tregon historinë epike: Prisja ndonjë politikan me emër, erdhi një femër joshëse

Berluskoni njihet jo vetëm një drejtues që pati histori të madhe te Milani, por edhe për flirtimet e tij të panumërta dhe femrat e ndryshme që ka pasur në krahë. Një histori epike është treguar nga Zlatan Ibrahimovic në librin e ri që ka nxjerrë në treg, duke treguar për momente të ndryshme të karrierës.

“Më kujtohet mbrëmja e prezantimit tim në San Siro, para ndeshjes Milan-Lecce në 2010. Zbres në fushë, përshëndes publikun me fanellën time të re, pastaj ngjitem në tribuna për të parë ndeshjen. Berluskoni më kërkon të ulem pranë tij dhe Adriano Galliani. E shikojmë pjesën e parë, pastaj në fillim të së dytës presidenti do të më thotë: “Ibra, më fal, por a mund të shkosh të ulesh në një vend tjetër, se po më vjen një person shumë i rëndësishëm?”. “Sigurisht që po”, i them.

Unë lëviz, edhe Galiani lëviz. Po prisja të vinte ndonjë politikan apo një menaxher i një klubi të madh. Kalojnë dhjetë minuta, por askush nuk vjen. Pas pesëmbëdhjetë minutash, të gjithë ngrihen dhe afrohet një grua e bukur me taka të mëdha. Berlusconi kthehet nga unë dhe më shkel syrin. Një person shumë i rëndësishëm…”, shkruan Ibrahimovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online