Ibra ironizon: Tani Suedia fiton Botërorin!

Bëri një show mediatik duke provokuar dhe duke lënë të kuptohej se nëse Suedia e kërkonte, edhe mund të shkonte në Botëror, por duket se Ibra e kishte me shumë dëshirë kthimin në kombëtare dhe vendimi i Federatës Suedeze për të mos e përfshirë në skuadrën që do të shkojë në Rusi nuk i ka pëlqyer aspak.

Gjithsesi, sulmuesi i famshëm ka preferuar të ironizojë, në vend që të bëjë polemika: “Mendoj se Suedia është favorite për të fituar Kupën e Botës, tani janë më të fortë pa mua”.

Në një intervistë për ESPN, sulmuesi i Los Angeles Galaxy ka mbyllur historinë e kthimit në kombëtare: “Nuk jam pjesë e kombëtares dhe është kështu që kur thashë mjaft, ndaj nuk ka nevojë të diskutojmë më për këtë temë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *