Ia shton dhimbjen Barcelonës, Zidane: La Liga më shijon më tepër sesa Champions League

Trajneri i Realit të Madridit, Zidan, ka folur pas fitimit të trofeut në La Liga. Duke ia shtuar edhe më tepër dhimbjen Barcelonës për mundësinë e humbur në kampionatin spanjoll pasi kanë kryesuar për një kohë të gjatë.

Kështu tekniku i madrilenëve është shprehur se i shijon më tepër fitimi i La Liga-s sesa “Champions League”. Fjalë këto që e trishtojnë edhe më tepër kundërshtarin e përjetshëm duke parë mënyrën sesi është dorëzuar në takimet e fundit.

“Shiko, Championsi mbetet Champions, por mua më shijon më tepër La Liga. Ti punon rreth 38 javë dhe në fund ke grumbulluar më shumë pikë se të tjerët. Kjo është e mrekullueshme. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre në këtë skuadër, edhe ata që ndoshta nuk luajnë shumë. Jam vërtet i lumtur dhe i uroj të gjithë tifozët e Realit që po na ndjekin nga shtëpia”, tha Zidane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online