Manchester United e ka nisur me fitore spektakolare sezonin e ri në “Premier League”. Ekipi i drejtuar nga ana e Solskjaer fitoi në shifrat 5-1 kundr Leeds të Bielsa. Duket se “djajtë” ia kanë marrë dorën këtij rivali pasi edhe në herën e fundit që janë përballur në shtëpi fituan në shifrat 6-2.
Por këtë herë Solskjaer i ka mjaftuar dy lojtarë për të vendosur historikun e ndeshjes: “Bruno Fernandes dhe Paul Pogba”. Mesfushori portugez ka arritur që të shënojë 3 gola, ndërsa nga ana tjetër, Paul Pogba, ka dhënë 4 asist në 5 golat e realizuara nga Man Utd. Dy golat e tjera kanë ardhur nga ana e Grenëood dhe Fred. /Sport Ekspres/