Silvinjo është padyshim trajneri i momentit në Shqipëri. Trajneri brazilian ka arritur që ta transformojë këtë Kombëtare dhe rezultatet flasin qartë në favor të kuqezinjëve. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, rubrikën e re të Sport Ekspres, ishte edhe gazetari Ervin Baku, ku është diskutuar më tepër rreth Kombëtares. (Videon e intervistës e gjeni më poshtë)
“Një nga spektikët e ardhjes së Silvinjos, isha edhe unë. E kam gjykuar dhe paragjykuar, për ato që ai kishte dhënë te Lyon dhe Corinthias. Është një mësim shumë i mirë për mua, që në jetë nuk duhet të paragjykojmë askënd përpara se ai të fillojë punën. Shqipëria është transformuar tërësisht tani, është bërë e frikshme. Para ndeshjes me çekët, shkova burrërisht dhe i thashë: “Të kërkoj ndjesë”. Silvinjo më tha: “Pse?”. I thashë se e kam paragjykuar para se të fillonte punën dhe e falënderova për Kombëtaren që kemi.
De Biazi dhe Silvinjo? De Biazi ishte “doktor profesor” për marketing e tij, ishte “doktor profesor”. Punonte për veten e tij, për marketingun. Ndërsa Silvinjo është tjetër, ai do atë që bën. Ishte minuta e 88 e ndeshjes dhe Silvinjo vazhdonte të jepte këshilla për lojtarët, pavarësisht se rezultati ishte 3-0. Prandaj unë them se ai do atë që bën”, tha Baku. /Sport Ekspres/