“Unë flas përpara, jo në fund”! Ervin Baku tregon arsyet: Për mua Shqipëria do të fitojë Europianin e Gjermanisë, do të jemi surpriza e 3 e historisë

Silvinjo është padyshim trajneri i momentit në Shqipëri. Trajneri brazilian ka arritur që ta transformojë këtë Kombëtare dhe rezultatet flasin qartë në favor të kuqezinjëve. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, rubrikën e re të Sport Ekspres, ishte edhe gazetari Ervin Baku, ku është diskutuar më tepër rreth Kombëtares. (Videon e intervistës e gjeni më poshtë)

“Një nga spektikët e ardhjes së Silvinjos, isha edhe unë. E kam gjykuar dhe paragjykuar, për ato që ai kishte dhënë te Lyon dhe Corinthias. Është një mësim shumë i mirë për mua, që në jetë nuk duhet të paragjykojmë askënd përpara se ai të fillojë punën. Shqipëria është transformuar tërësisht tani, është bërë e frikshme. Para ndeshjes me çekët, shkova burrërisht dhe i thashë: “Të kërkoj ndjesë”. Silvinjo më tha: “Pse?”. I thashë se e kam paragjykuar para se të fillonte punën dhe e falënderova për Kombëtaren që kemi.

De Biazi dhe Silvinjo? De Biazi ishte “doktor profesor” për marketing e tij, ishte “doktor profesor”. Punonte për veten e tij, për marketingun. Ndërsa Silvinjo është tjetër, ai do atë që bën. Ishte minuta e 88 e ndeshjes dhe Silvinjo vazhdonte të jepte këshilla për lojtarët, pavarësisht se rezultati ishte 3-0. Prandaj unë them se ai do atë që bën.

Njeriu në jetë duhet të guxojë, unë nuk shoh asgjë të pamundur. E para futbolli nuk është shkencë ekzakte. Unë nuk shoh asgjë të pamundur që Shqipëria të fitojë Europianin e Gjermanisë. Zakonisht në Europian ka patur dy surpriza të mëdha, unë mendoj se Shqipëria do të jetë surpriza e tretë.

Në 92, Danimarka mezi u mblodh, ishin me pushime, totalisht të shkrehur dhe fituan. Greqia e 2004 ishte surpriza e dytë dhe këtë herë mendoj se janë pjekur të gjitha kushtet, për të qenë ne surpriza e tretë. Ne kemi edhe një armë shtesë që nuk e kishte as Greqia dhe as Danimarka, kemi tifozë vullkanik. Rrugët e Gjermanisë do të mbushen plot me shqiptarë, jam i sigurt. Ne sot kemi edhe një president të FSHF që është zëvendës president i UEFA-s, pra arbitrat nuk na marrin dot më si ekip i dorës së tretë. Duke parë që ne bëjmë gola të bukur, i nxjerrim golat kur duam, duke parë këtë trajner, me pak fat mund të shkojmë shumë larg.

Unë mund të jem i çmendur, Kombëtarja është dashuri e madhe për mua. Pastaj kryesorja është kjo, unë flas gjithmonë përpara, ndërsa të gjithë flasin në fund. Në karrocën e fitueseve duan të hipin të gjithë. Kështu më quajtën të çmendur edhe kur thashë se Shqipëria do të shkojë në grupet e Europianit”, tha Baku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online