“I vetmi që tenton të zgjojë Empolin”/ Dy lojtarët shqiptarë spikasin në ndeshjen ndaj Napolit: U rrëshqet kundërshtarëve

Empoli është mposhtur sot me rezultatin 2-0 nga Napoli. Në fushën e lojës nga minuta e parë kanë qenë edhe dy lojtarë të Kombëtares shqiptare. Ardian Ismalji dhe Nedim Bajrami kanë qenë titullar kundër të kaltërve, duke lënë një impakt pozitiv me lojën e zhvilluar. Të dy lojtarët shqiptarë janë vlerësuar me notën 6 nga “Tuttomercatoëeb”, duke spikatur mes të tjerëve.

“I vëmendshëm ndaj topave që vijnë nga krahët, mbrohet edhe duke shkuar përpara kur duhet. Në pjesën e dytë ai humbet qartësinë, si të gjithë bashkëlojtarët e tij, por prova është pozitive”, shkruhet në vlerësimin për Ardian Ismajlin.

Ndërkaq, sa i përket Nedim Bajramit, media italiane shprehet me fjalët: “I vetmi që tenton të zgjojë Empolin në sulm. Kur mundet, ai rrëshqet. Ndeshja është nga ato penguese dhe ka gjithmonë një parandalim mbi të, por është i vetmi që angazhon Meret-in”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *