“I vetmi i Superiores”, Tirana krenohet me Hoxhallarin: Ne vijojmë të furnizojmë Kombëtaren Shqiptare

Erion Hoxhallari ka marrë ftesën e Rejës sa i përket takimeve që do të zhvillohet në muajin mars, atje ku Shqipëria do të zhvillojë tre përballje. Pas thirrjes të trajnerit të kuqezinjëve është krenuar edhe Tirana në një postim në rrjetet sociale.

Bardheblutë shprehen se Hoxhallari është i vetmi i grumbulluar nga Superiorja, ndërsa kampionët e Shqipërisë në fuqi vazhdojnë që të furnizojnë Kombëtaren. /Sport Ekspres/

Futbollisti Erion Hoxhallari është ftuar nga kombëtarja A e Shqipërisë! Mbrojtësi i kampit të kampionëve është grumbulluar me kuqezinjtë nën urdhërat e trajnerit Reja. Lojtari bardheblu është pikasur për aftësitë e tij duke u bërë kështu i vetmi i grumbulluar nga superiorja Shqiptare. Tirana vijon të furnizojë Kombëtaren Shqiptare me futbollistët e saj të cilët përpiqen gjithmonë t’i dhurojnë fitoren skuadrës së të gjithë Shqiptarëve! I urojmë suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *