“I urojmë shumë fat dhe mirënjohje për nivelin e lartë të kulturës sportive”! Dinamo zyrtarizon ndarjen me Di Biagion

Dinamo e ka mbyllur zyrtarisht me trajnerin Di Biagio. Ky i fundit erdhi me bujë të madhe në Shqipëri, por nuk arriti rezultatet që të gjithë prisnin. Në ndeshjen e fundit të humbur, Di Biagio dha dorëheqjen. Ndërkohë, para pak minutash ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i Dinamos.

“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Luigi Di Biagio. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderon trajnerin për impenjimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre muajve që drejtoi skuadrën tonë dhe shpreh mirënjohjen për nivelin e lartë të kulturës sportive.

Presidenti Bardhi investoi duke sjellë një imazh mjaft të njohur të futbollit europian, pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Trajnerit Di Biagio i urojmë fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *