Luis Hasa është talenti shqiptar që ka dhënë një kontribut të madh për të dërguar Italinë U19 në finale të Kampionatit Europian U19. Mesfushori i Juventusit ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka treguar se çfarë ndryshoi pas humbjes së parë në grup kundër Portugalisë U19. Hasa është shprehur se i treguan të gjithë dyshuesve se italianët nuk dorëzohen kurrë. Sa i përket krahasimeve me Del Pieron, talenti juventin deklaron se dëshiron të jetë thjesht Hasa.
“Çfarë ndryshoi pas humbjes së parë? Se do të kishim ecur përpara për veten tonë, për stafin blu që na mbështet dhe për familjet tona që kanë ardhur këtu për të na mbështetur. Por gjithashtu dhe mbi të gjitha sepse e meritojmë. Shumë nuk e besuan se do të arrinim deri këtu, dhe përkundrazi ne i bëmë skeptikët të kuptojnë se Italia dhe italianët nuk dorëzohen kurrë.
Krahasimet me Del Pieron? Jam i lumtur, dëgjoj shumë, por sinqerisht nuk e mendoj. Lojtarë të mëdhenj, ju lutem, por unë bëj punën time dhe dua të bëhem Hasa, askush tjetër”, ka deklaruar Luis Hasa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/