“I thashë trajnerit…ti je kot”/ Nevil Dede kujton të kaluarën:  Te Laçi nuk e kanë ndjekur trajnerin

Nevil Dede ka komentuar situatën me tabelën e renditjes në kampionatin shqiptar, atje ku janë tre ekipe që po luftojnë për titullin kampion. Ish-trajneri i Tiranës, i ftuar në emisionin “Pressing”, ka dalë në konkluzion se te Laçit nuk ka pasur një ndjekje të lojtarëve sa i përket detyrave të vendosura nga ana e trajnerit pasi kanë humbur shumë pikë me ekipet e vogla. Ndërkohë kur flitet për Partizanin është një situatë tërësisht ndryshe.

“Partizani ka gabuar shumë pak, nuk e ka bërë 2-3 ndeshje rresht. Rezultatet sjellin harmoni dhe çdo modifikim që bën, kur fiton, është sukses. Edhe Brdaric ishte i suksesshëm deri pak javë më parë. Duhet folur edhe për lojtarët, që e ndjekin trajnerin. Futbollin nuk e kemi shpikur ne. Daja, me eksperiencën që ka, po bëhet fitues dhe po merr rezultate.

I kam thënë një trajneri kur isha lojtar se je kot, sepse ti vetëm tre ndërrime ke. Ti ndërto pallate, po nuk të ndoqi ekipi është gjithçka e kotë. Partizani ka një bosht dhe lojtarët po e ndjekin. Ky është suksesi i trajnerit.

Nëse te Laçi e ndiqnin trajnerin që në fillim, ndoshta ata nuk i linin 4-5 pikë me Skënderbeun e Kastriotin. Laçi ka lënë 9 pikë. A e ka skuadrën për t’i humbur? Jo. Pra nuk e kanë ndjekur”, u shpreh Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online