Ylli Aga tregon rastin identik si të Partizanit në Angli: U treguan burra nderi, nuk e imagjinoja në Shqipëri

Një rast tërësisht i rrallë erdhi në përballjen mes Kukësit dhe Partizanit. Murataj do të shënonte golin e parë me fanellën e të kuqëve dhe të dytin për kryeqytetasit në përballjen me verilindorët, por ky realizim erdhi në momentin që kundërshtari e kishte të pamundur për të luajtur duke u shtrirë në tokë.

Për këtë arsye pati reagim nervash nga ana e futbollistëve të Kukësit kundrejt Murataj. Nuk kaluan shumë sekonda që drejtuesit e Partizanit të merrnin vendimin e menjëhershëm për t’i lënë golin kundërshtarëve.

Por a ka ndodhur më parë në Europë një situatë e tillë? Ylli Aga ka treguar rastin identik në “Premier League” mes Leeds-Aston Villa: “Kur Murataj e realizoi atë gol kam thënë se do të ishte më e ndershmja që Partizani t’i linte golin Kukësit. Nuk e imagjinoja një gjë të tillë pasi është standart anglez. Ka ndodhur identik e njëjta gjë në ndeshjen Leeds-Aston Villa. Kjo situatë ishte për kornizë dhe te Partizani u treguar burra nderi. Nuk e besoja se do të ndodhte në Shqipëri”, tha Aga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online