“Humbje identitetit të Tiranës”, djali i Metush Seferit kritikon drejtuesit e bardhebluve: Nuk kanë kërkuar ndjesë

Ish-presidenti i Tiranës, Metush Seferi, do të ndahej nga jeta disa ditë më parë për shkakun e Koronavirusit. Bardhebluve iu largua një figurë e rëndësishme e historisë së tyre, por që nuk zgjodhën për të vendosur shirtin e zi dhe për të mbajtur një minutë heshtje. Gjithçka kaloi me statusin në “Facebook”, duke sjellë acarimin edhe të djalit të ish-presidentit të Tiranës, Alban Seferit. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Albani është shprehur:

“Për babin mund të flitet shumë për atë që ka dhënë ndër vite te Tirana. Shije e hidhur nga veprimi i klubit të Tiranës. Një shenjë përveç statusit në “Facebook”, Tirana duhej ta bënte për babin. Kur ndahet nga jeta dikush në Europë mbahet shirti i zi dhe një minutë e heshtje edhe për një lojtar që mund t’i ketë rënë topit dy herë të vetme në historinë e klubit. Përse ndodhi? Nuk dua të mendoj keq. Me Halilin kemi folur për historinë e borxhit me babain.

Nuk dua ta mendoj këtë pasi do të ishte absurde pasi babai mbylli sytë përgjithmonë. E cilësoj si një pakujdesi që vjen sipasojë e humbjes së indentitetit të Tiranës ndër vite. Nuk më kanë kërkuar ndjesë, asnjë falje minimale. E vetmja gjë që kujtoi  babai im në këto kohë të pandemisë ishte një flamur bardheblu që solli kapiteni nga basketbolli, Vogli”, tha Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online