“I thashë Murinjos mos më telefono më”, rrëfimi i gjatë i Ibrahimoviç: Milani, vlen më shumë se fitoret e mia

Ibrahimoviç ka dhënë një rrëfim të gjatë për “Sky” duke treguar gjithë përjetimet e tij gjatë këtyre viteve. Gjithçka nis nga historia sesi sulmuesi suedez u largua nga Manchester United për të shkuar në Amerikë pas një dëmtimi që pësoi, atje ku shumëkush mendoi se do të përfundonte karrierën.

Por Ibrahimoviç u rikthye për të marrë vëmendjen dhe për t’i dhënë Milanit suksesin, teksa kuqezinjtë e gjejnë veten në vendin e parë të Serisë A. Në intervistën e dhënë për “Sky”, mes të tjerash suedez shprehet se ky pozicion aktual i Milanit vlen më shumë se të gjitha fitoret dhe sukseset e tij në ekipet e mëparshme.

“Ndonjëherë është ego që shfaqet për të mos pranuar se gjithçka ka mbaruar. Përse shkova në Amerikë? Që pas dëmtimit te United nuk isha ende në gjendje për të kuptuar nëse do të isha si më parë. I thashë Mourinhos që të mos më telefonojë më, nuk ishte më njësoj. Pas dy vitesh u ndieva sërish i gjallë, ishte koha që të kthehesha në Europë. Prandaj nënshkrova gjashtë muaj fillimisht, për të parë nivelin tim.

Nëse arrita që të fitojë me Juventusin dhe Interin, do e bëjë edhe me Milanin. Padyshim që të kthesh Milanin në krye është më e bukur se të gjitha fitoret e tjera. Kur largohesha unë nga ekipet dëgjoja shumë lojtarë me intervista: “Eh, nuk është e lehtë të luash me Ibrën, ai të sulmon”. Shiko, nuk po them se unë jam Micheal Jordan, jam duke folur për mënyrën time sesi i bëj gjërat dhe sesi punoj.

Nuk po them që shkoj e puthem me të gjithë, por bëj presion. A e pranoj një pasim të gabuar? Jo, nuk e pranoj, pasi jemi të gjithë në të njëjtin nivel të lartë dhe duhet të bëjmë detyrën tonë. Nëse je duke luajtur për Milanin, atëherë kjo tregon shumë”, tha Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *