E pëson me Selltik si ndaj Napolit, Milani humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm

Milani tregoi dhe njëherë formën e tij spektakolare ditën ne djeshme, teksa përmbysën një disavantazh prej dy golësh kundër skocezëve të Selltikut. Megjithatë në ngjashmëri me fitoren ndaj Napolit, kuqezinjtë vuajtën një dëmtim të një lojtari mjaft të rëndësishëm, mbrojtësit Simon Kjaer. Edhe pse kishte shfaqur disa shenja lodhje në stërvitje, trajneri Pioli nuk preferoi ta kursente pasi kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për kualifikimin në fazën tjetër të Europa Ligës.

“Sport Mediaset” flet për një dëmtim të lehtë të qendër mbrojtësit, megjithatë ekzaminimet e sakta do të vijnë vetëm pas 1 jave. Kjaer do të jetë lojtari i dytë kryesor pas Ibrahiomoviçit që do të mungojë me siguri ditën e shtunë në ndeshjen delikate përballë Sampdorias./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online