“I thashë Muratajt: “u tregove i fortë””, Goxhaj plas bombën për Dovedan: Ika nga ofendimet e atij trajneri

Jurgen Goxha hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë verën e shkuar, ku la Bylisin për të shkuar në radhët e Gabalas në Azerbajxhan. Por duket se largimi nga Ballshi fsheh pas histori më të thella se sa thjesht dëshira për një eksperiencë të re.

Futbollisti shqiptar plas për herë të parë bombën në një intervistë në “Sport Magazine” në “Ora News” të moderuar nga Drilon Xhepollari. Goxhaj zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me klubin mallakastriot dhe shkak për këtë vendim është bërë trajneri Dovedan, duke e akuzuar këtë të fundit për ofendime ndaj lojtarëve të ekipit.

“Me rastin e fundit më vjen të qesh. Edhe unë që u largova nga Ballshi nuk ndodhi se humba penalltinë në gjysmëfinale, por janë ofendimet e atij trajneri. Ka ofenduar nga unë i pari dhe të gjithë shokët e mi me radhë.

Incidenti i Dovedanit me Muratajn? Murataj është futbollisti më shembull i kampionatit shqiptar. Është djali më i urtë dhe më i mirë, e përgëzoj. Kam folur edhe para disa orësh me të dhe i kam thënë: ”Je shumë i fortë, sepse po të isha unë…””, ka thënë Jurgen Goxhaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *