“Bylisi? Më vjen të qesh, do shkonim larg por…“, Goxha: Jam tifoz i Tiranës, por Partizani ekipi për t’u mundur

Jurgen Goxha ka dhënë një intervistë për “Sport Magazine“ në “Ora News“ të moderuar nga Drilon Xhepollari, ku ka folur më tepër edhe rreth Kategorisë Superiore. Futbollisti shqiptar ka treguar edhe arsyen e largimit nga Bylisi, ku shkak ka qenë sjellja e patolerueshme e trajnerit Dovedan. Sipas tij, Bylisi i vjetshëm do të shkonte larg, por problemet që ndodhën prishën ekuilibrat dhe harmoninë në skuadër. Në fund tregon edhe pretendentin për titull këtë sezon, ku pavarësisht se është një tifoz i Tiranës, Goxha thekson se Partizani do të jetë ekipi për tu mundur.

“Krijuam një grup të bukur, por… Më vjen të qesh, sepse Bylisi do shkonte shumë larg, këtë jua premtoj. Por aty brenda ndodhën shumë gjëra. Nuk funksionoi diçka dhe pastaj u prishën disa marrëdhënie. Janë pjesë e klubit. Presidenti e do shumë futbollin. Është shumë afër ekipit, futbollistëve. Gjithë kohën jetonte me futbollistët dhe bënte diçka që nuk duhet ta bënte.

Me rastin e fundit më vjen të qesh. Po ju tregoj të vërtetën. Edhe unë që u largova nga Ballshi nuk ndodhi se humba penalltinë në gjysmëfinale, por janë ofendimet e atij trajneri. Ka ofenduar nga unë i pari dhe të gjithë shokët e mi me radhë.

Incidenti i Dovedanit me Muratajn? Murataj është futbollisti më shembull i kampionatit shqiptar. Është djali më i urtë dhe më i mirë, e përgëzoj. Kam folur edhe para disa orësh me të dhe i kam thënë: ”Je shumë i fortë, sepse po të isha unë…”.

E kam ndjekur shumë Superioren. Vllaznia më befasoi, sepse pothuajse gjysma e saj janë lojtarë nga ata që ishin vitin e kaluar. Sot janë në vend të parë. Tirana më ka zhgënjyer pak, por i uroj suksese trajnerit Orges Shehi. Kurse Bylisi…, Zoti është i madh dhe shikon çdo gjë. Unë jam tifoz i Tiranës, por mendoj që Partizani do të jetë ekipi për tu mundur në fazën e dytë, sepse me afrimet e Mëllugjës, Muratajt dhe Hasanit është shumë i fortë”, ka thënë Jurgen Goxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online